Presidenti Thaçi dekoron me medalje presidenciale Vasfije Krasniqi – Goodman (LIVE)

18 Tetor, 2018 - 9:35 am

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi po dekoron me medalje presidenciale të mbijetuarën e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë Vasfije Krasniqi – Goodman, shkruan KultPlus.

Vasfije Krasniqi – Goodman, e mbijetuar e dhunës seksuale ka rrëfyer përjetimet e saj të hidhura gjatë luftës duke përfshirë stigmatizimin nga shoqëria dhe rrugën e mundimshme për të kërkuar drejtësi.

Shumë shpejtë, Krasniqi – Goodman do të jetë në Hagë përkrah fituesit të çmimit Nobel për Paqe për të treguar tregimin më të dhimbshëm të luftës së Kosovës.

Për të dëgjuar rrëfimin e saj kishin shkuar shumë personalitete të njohura, ndër ta edhe isj-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri./KultPlus.com

Të ngjajshme