14 Qershor, 2019 - 12:31 pm
Është prezantuar projekti për stadiumin e ri Kombëtar që pritet të fillojë ndërtimin së shpejti.
Në muzeun e Kosovës morën pjesë kryeparlamentari Kadri Veseli, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, kryetari i FFK Agim Ademi si dhe figura të tjera nga politika e sporti.
Punimet për fillimin e stadiumit do të nisin këtë vit, ndërsa punëkryerësi do të jetë një kompani turke.
Stadiumi kombëtar do të ketë një kapacitet prej 30 mijë ulëseve dhe në ndeshjet e Kosovës do të marrë ngjyrë të kaltër.
Përreth stadiumit do të ketë parqe, hotele, restaurante, fusha ndihmëse e pishina.
Ndërkohë futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës, nëpërmjet një video kanë falënderuar krerët shtetëror si dhe FFK-në për mbështetjen e madhe.
I pranishëm në këtë prezantim të projektit ishte edhe ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica.