Princi Leka dhe princesha urojnë Pashkët: Të gjithë shqiptarët kanë bekimin dhe dritën e Zotit

21 Prill, 2019 - 6:20 pm

Princ Leka dhe princesha Elja Zaharia Zogu kanë uruar besimtarët katolikë shqiptarë me rastin e Pashkëve.

Në një mesazh në rrjetet sociale, princi dhe princesha shprehen se të gjithë shqiptarët kudo që janë kanë bekimin dhe dritën e Zotit.

“Gëzuar Pashkët!Në këtë ditë të shenjtë të ringjalljes së Krishtit, urojmë të gjithë besimtarët katolikë e ungjillorë, si edhe të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, të kenë bekimin dhe dritën e Zotit!

T’i hapim derën mirësisë, dashurisë vëllazërore dhe të mposhtim egon, mosmirënjohjen, urrejtjen e ndasitë…

Të duam të mirën e njëri tjetrit, se vetëm kështu duam të mirën e Shqipërisë sonë të bekuar.”/ 27.al/KultPlus.com

Të ngjajshme