Princi William thotë se humbja e nënës së tij në moshë të re, ishte dhimbje shumë e madhe

20 Maj, 2019 - 11:30 am

Princi William së fundmi ka folur për humbjen tragjike të nënës së tij Princeshës Diana, i cili thotë se ia ka ndërruar tërësisht jetën. Ai ka thënë se humbja e nënës së tij në moshë të re ishte një dhimbje mjaft e madhe për të.

Në një vrojtim për BBC-në është realizuar një temë e veçantë për familjen mbretërore, “Trajtimi i Shëndetit Mendor”, i cili synon të ndihmojë të tjerët të flasin për emocionet e tyre, sidomos meshkujt, William, ka folur për përvojën e tij me pikëllimin.

“Mendoj se kur dikush ka vdekur në moshë të re, ndjeni dhimbje të madhe më shumë se çdo herë tjetër. Në jetën tuaj do të jetë shumë më e vështirë, që të hasni në një dhimbje tjetër më të madhe se ajo”, ka thënë William.


Princesha Diana me Prince William dhe Prince Harry (Foto: Tim Graham/Getty Images/Guliver)

Megjithatë, William vëren se edhe pse humbja e një të dashuri mund të jetë shumë sfiduese për të kapërcyer, ai gjeti forcë në ndarjen e historisë së tij me ata që përjetuan të njëjtën gjë.

Kujtojmë që princesha Diana vdiq në vitin 1997 si rezultat i lëndimeve të pësuara në një aksident trafiku në Paris. /KultPlus.com

Të ngjajshme