Promovim i kulturës dhe traditës shqiptare në Panairin Diplomatik në Budapest

8 Dhjetor, 2018 - 8:30 pm

Shqipëria dhe shqiptarët u promovuan përmes kulturës, traditave, prodhimeve dhe artifakteve në Panairi VIII Diplomatik i cili u zhvillua në Budapest.

Në panairin e këtij viti morën pjesë mbi 50 përfaqësi diplomatike. Ky panair është një mënyrë fisnike për të grumbulluar fonde për fëmijë me aftësi të kufizuara dhe në nevojë, shkruan A.T.SH.

Anita Herczegh, bashkëshortja e Presidentit hungarez János Áder, vizitoi panairin, ku në stendën e Ambasadës së Shqipërisë, përfaqësuesit e ambasadës i treguan produktet shqiptare të ekspozuara aty./KultPlus.com

Të ngjajshme