27 Gusht, 2018 - 9:00 am
Ekipet e Institutit të Monumenteve po punojnë për restaurimin e Kishës së Shën Kollit në manastirin e Mesopotamit, Sarandë.
“Me profesorët e nderuar Aleksandër Meksi dhe Pirro Thomo, inspektuam gjithashtu ecurinë e punimeve restauruese dhe konsoliduese të cilat po kryen aktualisht në këtë monument”, njoftoi Instituti i Monumenteve.
Kisha e Shën Kollit është një ndër kishat më të mëdha dhe me vlera të rralla të periudhës bizantine. Ajo shquhet për arkitekturë unikale, për dekoracionin e saj me tulla, për relievet skulturalë në muret e jashtme të fasadave, si dhe për vlerat e larta artistike./KultPlus.com