3 Nëntor, 2018 - 6:54 pm
Para pak minutash një pjesë mjaft e madhe e pyjeve në fshatin Gadime të Epërme të komunës së Lipjanit është përfshirë nga zjarret, ndërkohë zjarrfikësit janë duke e lokalizuar zjarrin.
Gjithashtu gjatë së shtunës, zjarrfikësit e kësaj komune janë përballur edhe nga djegia e hamulloreve në fshatin Grackë derisa tymi për disa minuta ka bllokuar edhe rrugën kryesore në këtë fshat.
Fahri Luma udhëheqës i ndërrimit të zjarrfikësve në Lipjan, ka thënë për Koha Ditore se menjëherë kanë intervenuar për ta lokalizuar zjarrin.
“Në fshatin Gadime pas djegies së disa arësh me hamullore zjarri ka depërtuar edhe në pjesën malore, mirëpo zjarrfikësit kemi intervenuar me kohë dhe gjithçka është nën kontroll. Po ashtu gjatë ditës jemi përballur edhe me djegie të mëdha të hamulloreve në fshatin Grackë derisa tymi ka bllokuar edhe rrugën kryesore”, ka thënë Luma.