Qamile Jaka, njëra ndër themelueset e Katedrës së Stomatologjisë në Universitetin e Prishtinës

19 Janar, 2020 - 8:28 pm

Qamile Jaka ka lindur në Tropojë, me 8 gusht 1948.

Shkollën fillore dhe të mesme i ka kryer në Gjakovë, ndërsa Fakultetin e Stomatologjisë në Universitetin e Beogradit në vitin 1967. Specializimin nga lëmia “ortopedia e nofullave” dhe studimet pasdiplomike i ka kryer në Fakultetin e Stomatologjisë në Universitetin e Beogradit, ku në të njëjtin Universitet e ka mbrojtur edhe temën e magjistraturës, shkruan KultPlus.

Temën e doktoraturës e ka mbrojtur në vitin 1986 në Universitetin e Prishtinës.

Prej vitit 1980 punoi në Degën e Stomatologjisë të Fakultetit të Mjekësisë, së pari si asistente pastaj si profesoreshë e lëndës “Ortopedia e nofullave”.

Gjatë veprimtarisë së saj ka qenë e angazhuar në shumë aktivitete: si delegate e Këshillit Qendror të Punëtorëve të Fakultetit të Mjekësisë, anëtare e Sekretariatit të Shoqatës së Stomatologëve, poashtu edhe anëtare e Komisionit për Veprimtari Shëndetësore dhe Specializime të Fakultetit të Mjekësisë.

View this post on Instagram

Qamile Jaka ka lindur në Tropojë me 8 Gusht 1948. Shkollën fillore dhe të mesme i ka kryer në Gjakovë, ndërsa Fakultetin e Stomatologjisë në Universitetin e Beogradit në vitin 1967. Specializimin nga lëmia “ortopedia e nofullave” dhe studimet pasdiplomike i ka kryer në Fakultetin e Stomatologjisë në Universitetin e Beogradit, ku në të njejtin Universitet e ka mbrojtur edhe temën e magjistraturës. Kurse temën e doktoraturës e ka mbrojtur në vitin 1986 në Universitetin e Prishtinës. Prej vitit 1980 punoi në Degën e Stomatologjisë të Fakultetit të Mjekesisë, së pari si asistente pastaj si profesoreshë e lëndës “Ortopedia e nofullave”. Gjatë veprimtarisë së saj ka qenë e angazhuar në shumë aktivitete: si delegate e Këshillit Qendror të Punëtorëve të Fakultetit të Mjekësisë, anëtare e Sekretariatit të Shoqatës së Stomatologëve, poashtu edhe anëtare e Komisionit për Veprimtari Shëndetësore dhe Specializime të Fakultetit të Mjekësisë. Më vonë, në vitin 1991, u largua nga puna me dhunë nga okupatorët serbë si nxitëse e nacionalizmit të studentëve. Është autore dhe koautore e mbi 70 punimeve shkencore profesionale të prezantuara në kongrese dhe simpoziume profesionale të botuara në revista shkencore profesionale. Vdiq në vitin 2007.

A post shared by Albanian Women (@albanian.women) on

Më vonë, në vitin 1991, u largua nga puna me dhunë nga okupatorët serbë si nxitëse e nacionalizmit të studentëve. Është autore dhe koautore e mbi 70 punimeve shkencore profesionale të prezantuara në kongrese dhe simpoziume profesionale të botuara në revista shkencore profesionale.

Jaka vdiq në vitin 2007. / KultPlus.com

Të ngjajshme