Qeveria e Shqipërisë mirëpret ide për Vitin Mbarëkombëtar të Skënderbeut

31 Gusht, 2017 - 10:26 am

Pak ditë më parë, pasi veç shpalli kabinetin e ri të Qeverisë ‘Rama 2’, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, pati shpallur vitin 2018-të, Vit Mbarëkombëtar të Skënderbeut.

Kësisoj pas këtij lajmi Edi Rama, vazhdon të japë informacione shtesë sa i përket këtij viti, ku së fundmi ka njoftuar se Qeveria e Republikës së Shqipërisë do të mirëpres çdo ide, sugjerim, propozim për kalendarin e aktiviteteve të Vitit Mbarë Kombëtar të Skënderbeut, shkruan KultPlus.
Njoftimin kryeministri shqiptar e ka bërë përmes rrjetit social Facebook, me rast ju sjellim shkrimin e plotë të tij:

“VITI MBAREKOMBETAR I SKENDERBEUT
Qeveria e Re e Shqipërisë në vendimin e saj të parë do të shpallë Vitin Mbarëkombëtar të Skënderbeut.
Një Komision i Posaçëm do të ngrihet për organizimin dhe promovimin e këtij viti, ku përveç 550-vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, spikasin edhe tre përvjetorë të tjerë, me rëndësi themelore për kombin shqiptar. Por padyshim në harkun e vitit që i lidh këta përvjetorë, ka edhe momente të tjera për të kujtuar e kremtuar, ngjarje e figura të historisë sonë kombëtare.
Kontributi i çdokujt prej jush dhe i kujtdo që ka një ide, sugjerim, propozim për kalendarin e aktiviteteve të VITIT MBARËKOMBËTAR TË SKËNDERBEUT, është mëse i mirëpritur”, ka shkruar Rama./ KultPlus.com

Të ngjajshme