12 Shkurt, 2019 - 3:47 pm
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e radhës ka ndarë 500 mijë euro për shënimin e 11-vjetorit të Pavarësisë.
Kryeministri Ramush Haradinaj tha se këto mjete do të ndahen nga kategoria e shpenzimeve rezervë, raporton Ekonomia Online.
“Propozoi që të ndahen mjete 500 mijë euro nga kategoria e shpenzimeve rezerve dhe të transferohen në MKRS”.
Kryeministri gjithashtu ka njoftuar lidhur me aktivitetet për ditën e Pavarësisë.
“Ju ftoj në një takim të dielën, dita e pavarësisë fillon këtu. Pastaj dalim në një homazh, të gjitha institucionet kanë bërë një agjendë shtetërore”.
“Ju lus që me 17 shkurt në ora 08:00 do të takohemi në këtë sallë, nuk do të mbaj ndonjë fjalim të gjatë”.
Për shënimin e kësaj dite me 16 dhe 17 shkurt janë parashikuar nj varg aktivitetesh.
Të shtunën bëhet nisja e Deklaratës së Pavarësisë nga Objekti i Qeverisë për në 7 qendrat kryesore të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Gjilan, Gjakovë dhe Ferizaj.
Gjithashtu bëhet vendosja e punimeve artistike “Simbolet e Pavarësisë” në sheshin “Skënderbeu”.
Kurse në sheshin “Adem Jashari” bëhet hapja e Panairit të produkteve vendëse.
Në të gjitha rrethet kryesore te kryeqytetit do të vendoset flamuri shtetëror.
Kurse më 17 shkurt në ora 08:00 do të mbahet mbledhja festive e Qeverisë. Kurse në ora 08:30 bëhet ngritja solemne e Flamurit të Republikës së Kosovës.
Në ora 08:45 vendosjen kurora lulesh te shtatorja e ish Presidentit, Dr. Ibrahim Rugova.
Në ora 09:45 vendosen kurora nga Presidenti, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri dhe Gjenerallejtënant Rrahman Rama në kompleksin memorial “Adem Jashari”.
Për në ora 10:45 është planifikuar mbajtja e seancë solemne për nder të 11-vjetorit të pavarësisë.
Për në ora 12:20 është paralajmëruar parakalimi i Trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovë, raporton EO.
Një koncert për paralajmëruar për në orën 19:30. /KultPlus.com