23 Tetor, 2018 - 4:19 pm
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka bërë të ditur se qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do të mbajnë mbledhjen e ardhshme të përbashkët më 26 nëntor.
Në mbledhjen e sotme të qeverisë, ai ka thënë se kjo mbledhje e përbashkët do të mbahet në Pejë.
Limaj ka shtuar se po punojnë bashkërisht për temat dhe marrëveshjet që do të nënshkruhen. / KultPlus.com