25 Maj, 2024 - 4:56 pm
“Qilim Fest” ishte aktiviteti kulturor i radhës i zhvilluar në qytetin e Gjirokastrës nga bashkia e qytetit.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro bën me dije sot se mjeshtrat e tezgjahut dhe zonjat e sepeteve të rënda të Gjirokastrës dhuruan një emocion të veçantë duke zbuluar gjithë trashëgiminë e zonës para mijëra vizitorëve në “Qilim Fest”, një prej atyre ngjarjeve që promovojnë vazhdimësinë e traditës dhe shpirtin e artizanëve e zejtarëve të cilët i kanë dhënë Gjirokastrës identitetin unik që na bën krenarë në botë dhe e mbrojtur fort nga UNESCO.
Turistët nga e gjithë bota në Qafën e Pazarit e jo vetëm, janë shembulli më domethënës se si trashëgimia kulturore shndërrohet në një motor për zhvillimin e ekonomisë. E shkuara jonë është një aset i jashtëzakonshëm për të ndërtuar këtu një të ardhme të sigurt përmes turizmit./atsh/ KultPlus.com