23 Dhjetor, 2018 - 7:30 pm
Ministri për Diasporën i Shqipërisë, Pandeli Majko, tha se edhe këtë vit sikurse tash e më shumë se 20 vite radhazi, shqiptarët kanë prezantuar këngët dhe vallet e tyre në festivalin e Melburnit në Australi.
Majko ka thënë se ky festival Shqiptaro-Australian zgjatë një ditë dhe mbledh artistë shqiptarë nga Adelaide, Brisbane, Sydney, Melbourne dhe vende tjera në Australi, shkruan albinfo.ch
Organizatorët ndërsa kanë thënë se qëllimi i tyre kryesor është për ti mbajtur të bashkuar shqiptarët dhe për t’i treguar botës se kombi ynë ka mjaft për të ofruar për sa i përket vlerave kulturore.