21 Shkurt, 2019 - 11:30 am
Një restorant i vogël, buzë detit në Afrikën e Jugut, është shpallur më i miri në botë në ceremoninë e përvitshme të mbajtur në Paris.
“Volfgat”, me vetëm gjashtë pjesëtarë stafi pa trajnim zyrtar, është hapur në vitin 2016 në një fshat të vogël peshkatarësh, në bregun perëndimor të Afrikës së Jugut.
Shefi i kuzhinës, Kobus van der Merve i kërkon përbërësit e përditshëm në breg të detit.
Zakonisht, çmimi i shkon restoranteve të përballueshme. “Volfgat”, që ofron një meny me 7 pjata për 850 rand, ose rreth 60 dollarë, mund të presë vetëm 20 persona në një vakt, transmeton “TCH”.
Vet kryekuzhinieri tha për agjencinë e lajmeve “AFP”, pas marrjes së çmimit se ndihet i pavend atje. “Stafi im, që del çdo ditë për të mbledhur barëra dhe përbërës të tjerë, duhet të jetë këtu. Restoranti është foshnja e tyre”, tha ai.
A post shared by Wolfgat (@wolfgat) on Aug 22, 2018 at 1:39am PDT
Filozofia e tij është të ndërhyjë sa më pak që të jetë e mundur te produktet dhe t’i mbajë ato të pastra, të egra dhe të patrajtuara.
Mes anëtarëve të jurisë që akordoi çmimin është edhe kuzhinieri i famshëm me origjinë shqiptare, Rene Rexhepi, i restorantit “Noma” në Danimarkë.