Restaurimi në Kishën e Ristozit nxjerr në dritë datën e ndërtimit

28 Prill, 2019 - 7:10 pm

Kisha e Ristozit është një monument i trashëgimisë kulturore në fshatin Mborje të Korçës. Mbishkrimi në portën hyrëse të kësaj kishe pas restaurimit, tregon edhe datën e saktë të ndërtimit të saj. Bëhet fjalë për datën 13 nëntor 1389.

Më poshtë mund të lexoni shkrimin e plotë të zbuluar në hyrje të kishës: 

U ngrit (ndërtua) që nga themeli me përpjekje dhe mundim ky tempull hyjnor e i gjithënderuar i zotit tonë Jezu Krisht Jetëdhënës dhe u pikturua prej piktorit Peshkopit të gjithëhirshëm zotit Nimfon, në kohën e zotërimit tê Amiralit, vëllezërit e gjithëlumtur Sebastokratorë Jani dhe i gjithëlarti Despot Zoti Theodhori viti 6898 (=1389) Nëntor 13./vizionplus/ KultPlus.com

Të ngjajshme