Restaurohet banesa e Eqrem Çabej

14 Tetor, 2017 - 6:39 pm

Organizata Trashëgimia Kulturore pa Kufij në bashkëpunim me ministrinë e Kulturës dhe institucionet lokale, po mundësojnë ndërhyrjet restauruese në banesën e Çabejve.

Ndërsa mjeshtra të punimeve në gur dhe dru së bashku me specialistë të rinj të monumenteve, vendas dhe të huaj. po përkujdesen për ruajtjen e vlerave ndërtimore të saj: “Kjo është një objekt kompleks, ka nga të gjitha punimet e drurit, nga të gjitha gdhëndjet, ka shumë të veçanta. Ne jemi shumë të përkushtuar për ta sjellë në identitet se ka qenë shumë e shkatërruar.

Banesa e Eqrem Çabej është mjaft e rëndësishme për vet emrin që ajo mban dhe përveç kësaj edhe për vlerat arkitektonike që ajo ka, dekorimin në dru që është tradicional dhe jo vetëm. Është një ndër ndërtesat që ka dekorin më të pasur në të gjithë banesat e Gjirokastrës dhe kjo normalisht që të jep një sadisfaksion shumë të veçantë”.

Sipas studiuesve, shtëpia e gurtë e Çabejt është ndërtuar në vitin 1866 ndërkohë që në periudha të ndryshme janë kryer ndërhyrje restauruese. Ajo është një ndër ndërtimet tipike gjirokastrite, e cila shquhet për larmishëmrinë e objekteve të punuara në gur të skalitur dhe dru dekorativ dhe është shpallur monument kulture i kategorisë së parë./ KultPlus.com

Të ngjajshme