27 Maj, 2019 - 4:26 pm
Kryeministri Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në inaugurimin e restaurimit të Katedrales së Artanës (ish-Novobërda), raporton EkonomiaOnline.
Me këtë rast Haradinaj tha se katedralja që është rinovuar me ndihmën e Qeverisë Gjermane është vlerë e përbashkët, ndërsa deklaroi se Gjermania prej sa ai është në detyrën e kryeministrit ka ndihmuar Kosovën me 100 milionë euro donacione.
“Katedralja për të cilën Qeveria Gjermane ka dhënë pare dhe i ka dhënë institutit tonë me ardhë në këtë gjendje të renovimit çfarë është sot, është edhe një vlerë e përbashkët fatmirësisht në Kosovë ekzistojnë plotë vlera të përbashkëta, nuk ndajnë por janë vlera që bashkojnë, bashkojnë të gjithë ata që kanë jetuar këtu por edhe partnerë tanë e aleatë tanë në të kaluarën në rastin konkretë”.
“Si kryetar Qeverie mundë t’ua jap informatën popullit të Kosovës që gjatë kohës sa jam në detyrë Gjermania ka dhënë mbi 100 milion donacione për projekte jashtëzakonisht të rëndësishme për jetën e qytetarëve tonë. Ky gjest është shumë domethënës”.
Ambasdori i Gjemanisë, Christian Heldt tha se Instituti arkeologjik po bën një punë të mirë dhe për këtë e dëshmon edhe ky objekt që sot u rinovua.
” Unë jam i lumtur që ju jeni këtu kjo tregon që ju jeni të interesuar për historinë por edhe për institutin arkeologjik që po bëjnë një punë të mirë për kulturën dhe historinë më këtë vend. Jam i lumtur qe kemi mbështetur këtë projekt të institutit arkeologjikë të Kosovës.
Drejtori i Institutit arkeologjik, Enver Rexha tha se me vite të tëra janë marrë iniciativa për ruajtjen e këtij monumentit.
“Që sot ta bëjmë një promovim të punës tonë në trashëgimin kulturore të vendit tonë. Në menaxhimin e punës ju njoftojë se kemi filluar në vitin 2017 dhe vazhduar në vitin 2018 është realizua konservim. Me vite te tëra kemi marrë iniciativa për ruajtje të monumentit i cili në mbetje gërmadha dhe më pas kemi fillua me hy në mirëmbajtje krijimin e infrastrukturës dhe rrugën që të sjellim vizitorë sikurse kemi rastin që kemi filluar me Ulpianën”
Kujtojmë se restaurimi i katedrales është financuar nga Ambasada Gjermane me 80 mijë euro dhe ka filluar në vitin 2017 si projekt./KultPlus.com