Restaurohet Kisha e Shën Mërisë në Mamurras

14 Korrik, 2024 - 12:30 pm

Kisha e Shën Mërisë në fshatin Shënmëri, Mamurras, është restauruar.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ndau foto nga restaurimi i kësaj kishe, teksa theksoi se, Kisha e Shën Mërisë është pasuri kulturore, me status Monument Kulture i Kategorisë së Parë, datë 15.01.1963.

Gonxhja u shpreh se, kisha ndodhet në fshatin Shënmëri, Mamurras dhe paraqet interes të veçantë si një dëshmi arkitekturore që mbart gjurmë të disa fazave ndërtimore e disa duar pikturimi, që përfshijnë periudhën rreth shek. XI-XIV.

Në kuadër të restaurimit të rrënojave të Kishës së Shën Mërisë, u realizuan disa ndërhyrje. U pastrua hapësira përreth objektit nga vegjetacioni. U hoqën elementët jo autentikë brenda kishës. U restaurua muri i gurit antik me teknikë shqep-qep. U restaurua çarja e mureve të gurit me teknikën e injektimit, theksoi Gonxhaj.

Gjithashtu, shtoi ministri Gonxhja, u ndërhy në konsolidimin dhe konservimin e pikturës murale./ KultPlus.com

Të ngjajshme