Revista Minerva dhe Princ Tati duke kalëruar

15 Gusht, 2018 - 10:00 pm

Minerva ishte një nga revistat më luksoze në vend e botuat nga Nebil Çika në vitet 1932-1935.

Revista fillimisht filloi që të botohej çdo dy javë ndërsa më vonë u botua çdo muaj. Revista “Minerva” mblodhi bashkëpunëtorë dhe emra të shquar të publicistikës shqiptare si Tajar Zavalani, Odise Paskali, Ikbale Çika, Stefan Shundi e të tjerë. Sipas studiuesit Blendi Fevziu, ishte revista më luksoze e jetës moderne shqiptare botuar në Tiranë, një nga më të rëndësishmet dhe me një ndikim të madh në kulturën e jetën shoqërore të kohës.

Numri i saj i parë doli më 15 gusht 1932 dhe u botuan 38 numra deri në vitin 1936. Revista merrej kryesisht me kritikë letrare dhe recensione librash artistikë.

Më poshtë mund të shihni një botim të kësaj reviste publikuar nga Albanian Vintage Photography, people, cities, culture and histori.

Kosova nuk ishte mbretëri, mirëpo kishte një princ të vetëshpallur. Princi i Kosovës quhej Tati Kryeziu, i lindur në vitin 1923 në Tiranë. Tati Kryeziu, emri i vërtetë i te cilit ishte Esad Murat Kryeziu, u emërua Princ i Kosovës nga familja e Ahmet Zogut. Princeshe Nafije (1896-1955)u martua me Ceno Bej Kryeziun. Ata patën një djalë, Esatin ose siç njihet ndryshe, Princ Tati./ KultPlus.com

Të ngjajshme