10 Korrik, 2018 - 4:30 pm
Ka rifilluar gërmimi në Amfiteatrin Romak të Durrësit që synon rilevim të strukturave të gjetura si dhe dokumentimin e konsolidimin e tyre, shkruan KultPlus.
Përfaqësues nga Instituti i Monumenteve të Kulturës së bashku me drejtoreshën e Misionit Arkeologjik Italian, Sonia Antonelli, drejtoreshën e projektit për palën shqiptare, Elvana Metalla, dhe drejtorin e DRKK – Durrës, Patriot Beqaraj, ndoqën nga afër rinisjen e gërmimeve arkeologjike në amfiteatrin Romak të Durrësit.
Projekti synon rifillimin e gërmimeve arkeologjike në amfiteatër, rilevim të strukturave të gjetura si dhe dokumentimin dhe konsolidimin e tyre.
Pjesë e gërmimeve do të jenë edhe studentë shqiptarë dhe studentë italian nga Universiteti “G. D’Annunzio”, Chieti-Pescara.
Misioni Arkeologjik Italian ka nisur punën e tij në qytetin e Durrësit që prej vitit 2001, me qëllim realizimin e hartës së rrezikut arkeologjik, si dhe evidentimin e aktivitetit të gërmimit dhe projektimit të vlerësimit të monumenteve urbane, veçanërisht të amfiteatrit romak./KultPlus.com