14 Janar, 2019 - 9:30 pm
Këtë të enjte, me rastin e 551 vjetorit të kalimit në amshim të Heroit Kombëtar, Katedralja mesjetare e Shën Nikollit (Përmendorja e Vendvarrimit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeu) do të rihapë dyert e saj për vizitorët, pas një periudhe shkëputjeje prej 7 muajsh, shkruan KultPlus.
“Pas një restaurimi shumë cilësor si në aspektin fizik dhe atë estetik, më në fund “Altari i Kombit Shqiptar” ka marrë pamjen që meriton”, shkruhet në njoftimin e Paulin Zafi, Përgjegjës i Sektorit të Trashëgimisë Kulturore (Drejtoria e Arsimit, Kulturës, Turizmit dhe Sportit) pranë Bashkisë Lezhë./ KultPlus.com