24 Qershor, 2020 - 3:30 pm
Abu Dabi rihapi sot, pas më shumë se tre muajsh, muzeun e tij të Luvrit, i mbyllur nga masat e vendosura nga Emiratet e Bashkuara Arabe për të kufizuar përhapjen e koronavirusit.
Vizitorët në muze duhet të rezervojnë biletën në internet.
Ata do të lejohen të kalojnë tre orë brenda muzeut dhe duhet të përdorin maska për fytyrën dhe doreza.
Gjithashtu ata do të përdorin një aplikacion në telefon për informacion mbi veprat e artit, pasi fletushkat nuk do të jenë në dispozicion.
Autoriteti i Kulturës dhe Turizmit i Abu Dabit njoftoi se numri i vizitorëve nuk duhet të kalojë 40% të kapacitetit të përgjithshëm të një muzeu.
Javët e fundit, kryeqyteti i Emirateve të Bashkuara Arabe ka lehtësuar kufizimet, megjithëse ndalimi për hyrjen ose largimin nga vendi do të mbetet në fuqi deri më 29 qershor./atsh / KultPlus.com