11 Nëntor, 2018 - 6:00 pm
Në qytetin e Nürnbergut në Gjermani, nën praninë e qindra bashkatdhetarëve, është rihapur shkolla shqipe përsëri pas shumë vitesh.
“U lumturova nga interesimi i madh i nxënësve për mësim shqip, u krenova me përkushtimin e mësuesve dhe me punën e tyre në ruajtjen e identitetit gjuhësor, duke investuar më të mirën, për të ardhmen e dinjitetshme të pasardhësve tanë këtu në Gjermani”, është shprehur Afrim Bekteshi, zëvendësministër i Ministrisë së Diasporës së Kosovës.
“U lash porosinë: “T’i edukojmë brezat e ardhshëm që edhe pse degët i kemi të shpërndarë kudo nëpër botë, të mos harrojnë se rrënjët dhe trungu i tyre mbetet aty në token e shtrenjtë e të bekuar, me emrin Shqipëri”, ka shkruar ai tutje në rrjetet sociale.
Ky sigurisht është një lajm i mirë për shqiptarët që jetojnë në këtë rreth, në mënyrë që t’i edukojnë fëmijët në gjuhën shqipe
“U lumturova nga interesimi i madh i nxënësve për mësim shqip, u krenova me përkushtimin e mësuesve dhe me punën e tyre në ruajtjen e identitetit gjuhësor, duke investuar më të mirën, për të ardhmen e dinjitetshme të pasardhësve tanë këtu në Gjermani”, është shprehur Afrim Bekteshi, zëvendësministër i Ministrisë së Diasporës së Kosovës, shkruan albinfo.
“U lash porosinë: “T’i edukojmë brezat e ardhshëm që edhe pse degët i kemi të shpërndarë kudo nëpër botë, të mos harrojnë se rrënjët dhe trungu i tyre mbetet aty në token e shtrenjtë e të bekuar, me emrin Shqipëri”, ka shkruar ai tutje në rrjetet sociale.
Ky sigurisht është një lajm i mirë për shqiptarët që jetojnë në këtë rreth, në mënyrë që t’i edukojnë fëmijët në gjuhën shqipe.