24 Tetor, 2018 - 9:40 pm
Dyqani Loli-Qirinxhi në Pazarin e Vjetër Korçë është tashmë i rijetëzuar. Ndërhyrjet të cilat janë realizuar konsistojnë në përforcime të elementëve strukturorë, restaurimin e çatisë, konsolidimin e muraturës, restaurimin e suvasë, etj.
Të gjitha ndërhyrjet janë realizuar me qëllim rivënien e monumentit në funksionin origjinal, atë të dyqanit të qirinjve.
Dyqani Loli – Qirinxhi paraqet të paprekur disa elementë karakteristikë të arkitekturës së pazarit te Korçës. Këto elementë shprehin teknologjinë e kohës, mjeshtërinë e kohës dhe zhvillimin teknologjik që ka pësuar ndërtimi si disiplinë. Elementë të tillë, si qemeri me tulla, kupolat me tulla, kolonat me gurë e tulla të kombinuara dhe brezat përforcues janë evidentuar dhe dokumentuar, dhe janë në konsoliduar dhe restauruar.
Ky dyqani është një prej strukturave më të hershme në Pazar ndërtuar në vitet e fundit të shek XIX ose në dhjetëvjeçarin e parë të shek XX. Për datimin e objektit na vjen në ndihmë tapia e vjetër në gjuhën osmane dhe teknologjia e ndërtimit të dyqanit.
Objekti është përdorur për qëllime të ndryshme por funksioni më i hershëm që munde të identifikojmë është tregëtimi i qirinjve përgjatë viteve 40-60 ./a.a/j.p/ KultPlus.com