16 Tetor, 2022 - 11:00 am
Shtëpia e Vangjush Mios në Korçë është duke u rijetëzuar.Një restaurim i plotë ka nisur nga familja me ndihmën e institucioneve të shtetit, për t’ia rikthyer shtëpisë madhështinë e nevojshme.Tanimë në shtëpi do të ekspozohen për herë të parë për publukun piktura dhe sende personale të Vangjush Mios.
Në këtë shtëpi ka jetuar piktori i madh Vangjush Mio.
Së fundmi ajo po rijetëzohet.
“Vendosa me sa kisha mundësi ta restauroja. Ministria e Kulturës dha lekët për çatinë. Shpenzimet e tjera i kam bërë vetë.”
Do krijohen ambiente të veçanta ku do ekspozohen për herë të parë veprat nga koleksioni i familjes dhe objekte që i përkisnin piktorit.
“30 vite të Shqipërisë në foto”, fotografi zviceran hap ekspozitë për vitet e tranzicionit në Shkodër
“Synimi është që këto salla të rihapen, të ndriçohen në mënyrë të duhur që të ekspozohen punët e piktorit Vangjush Mio.”
Shtëpia ndër më të vjetrat në Korçë, u dëmua nga edhe nga tërmeti por edhe nga mungesa e investimeve.
E bija e Vangjush Mio, Kozeta thotë se kur ajo të hapet për publikun do t’i mungojnë rreth 50 vepra të babait të saj, të cilat janë vjedhur.
“50 punime janë vjedhur dhe nuk është gjetur asnjë.”
Vangjush Mio lindi në vitin 1891 dhe vdiq në vitin 1957, ndërsa ai ka marrë titullin e lartë si piktor i popullit.