21 Shtator, 2020 - 8:01 pm
Në komunën arbëreshe San Paolo Albanese do të mbahet me datat 26-27 shtator “Festivali i Rrënjëve të Vjetra”.
Ky është i dyti vit radhazi që mbahet një festival i tillë, ku ndër të tjera të rinjve u ofrohen në dy ditë kurse për mësimin e zejeve tradicionale dhe për përdorimin e instrumente tradicionale muzikore.
Gjithashtu gjatë në programin dyditor është parashikuar që për pjesëmarrësit të ofrohen edhe vizita me shoqërues në Muzeun e Kulturës Arbëreshe.
Në edicionin e parë të këtij festivali, u vlerësua komunikimi që ky festival realizoi mes brezave, të cilët u lidhën nga interesat e përbashkëta mbi muzikën, teknikat e ndërtimit dhe përdorimin e instrumenteve të traditës popullore, ku patën rastin të diskutojnë dhe shkëmbejnë përvojat personale. /diasporashqiptare/ KultPlus.com