Rilind kalaja e Lezhës, përmes programit të EU4Culture

11 Janar, 2025 - 10:00 am

Kalaja e Lezhës, një tjetër thesar i historisë sonë, ka përfituar nga paketa e rindërtimit pas tërmetit, përmes programit EU4Culture të financuar nga BE, në bashkëpunim me UNOPS Albania.

Projekti i quajtur “Stabilizim emergjent i murit verior të Kalasë së Lezhës” kishte si qëllim:
Sigurimin dhe mbrojtjen e strukturave historike; Konservimin arkitektonik të monumentit;
Rikthimin e territorit në gjendjen e tij origjinale.

Muret perimetrale të kalasë kanë rilindur me një pamje të përmirësuar dhe të qëndrueshme, duke nxjerrë në pah çdo vlerë dhe fazë historike të këtij monumenti unik. Këto punime u realizuan nga ADStar, me mbështetjen e DRTK Shkodër, për riparimin e infrastrukturës së dëmtuar.

Kalaja e Lezhës, tashmë jo vetëm një simbol historie, por edhe një shembull i përkushtimit për ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Kalaja e Lezhës është ndër objektet më të vizituara të trashëgimisë kulturore në qarkun e Lezhës./ KultPlus.com

Të ngjajshme