17 Prill, 2019 - 11:30 am
Një zjarr i madh dje ka shkatërruar Katedralen 850-vjeçare, “Notre-Dame”, në Paris.
Struktura, duke përfshirë dy kullat kryesore të saj, ka shpëtuar por maja e saj u rrëzua para se zjarrfikësit ta shuajnë zjarrin.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u zotua se do ta rindërtojë katedralen e famshme. Ai në një postim në Twitter në gjuhën frënge ka shkruar: “Ne do ta rindërtojmë atë. Të gjithë së bashku”.
Një burim potencial ndihmës, në këto përpjekje për rindërtim, është video-loja e vitit 2014 “Assassin’s Creed Unity” e cila është e bazuar në Paris, shkruan businessinsider.
Katedralja “Notre-Dame” në video-lojën “Assassin’s Creed Unity” e vitit 2014/Ubisoft
Siç është detajuar në bazë të veçorive të vitit 2014 të publikuar në “The Verge”, Caroline Miousse, një artiste e kompanisë “Ubisoft”, ka kaluar dy vjet duke analizuar detajet e katedrales në mënyrë që të krijojë katedralen “Notre-Dame” sa më të saktë që është e mundshme në video-lojë.
“Kam bërë disa gjëra të tjera në video-lojë, por 80 për qind nga koha ime ia kam kushtuar ‘Notre-Dames’”, ka thënë Miousse në atë kohë.
Kjo është për shkak se katedralja është një koleksion në “Unity” (“Unitet”) ku lojtarët mund të eksplorojnë brenda dhe jashtë, përcjell Koha.net. Seria “Assassin’s Creed” është e njohur për rikrijimet e saj të detajuara me dashuri të vendeve historike dhe Katedralja “Notre-Dame” në “Unity” nuk është përjashtim.
Për fund, mbetet të shihet nëse “Ubisoft” do t’i ofrojë informacionet e saj digjitale qeverisë franceze. / KultPlus.com