21 Shtator, 2021 - 9:01 pm
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti solli në vëmendje një nga restaurimet e kryera përgjatë këtyre kohëve, ndërsa shtatori është shpallur muaji i trashëgimisë kulturore.
“Menjëherë pas tërmetit nisëm ringritjen e Teqesë së Dollmës në Krujë, një nga monumentet më të dëmtuara”, u shpreh Margariti.
Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale miratoi në muajin shkurt projektin e restaurimit të “Teqesë së Dollmës” Krujë në kushte të emergjencës, pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.
Projekti i hartuar nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore parashikon ndërhyrje konservuese dhe restauruese në elementët konstruktivë të teqesë.
Pas përforcimit të mureve, specialistët restauruan pikturën murale.
Teqeja e Dollmës është monument kulture i kategorisë së parë, ndërtuar në vitin 1778 dhe një nga më të rëndësishmit në qytetin e Krujës./atsh/KultPlus.com