10 Prill, 2019 - 6:36 pm
Këngëtarja me famë botërore Rita Ora ka publikuar fotografitë e para nga aktivitetet e fundit që ka pasur me UNICEF-in në Kosovë.
Ajo ka dy ditë që po qëndron me mision në vendlindje.
Në një postim në Facebook, Rita ka thënë se kalimi i kohës në Kosovë me Unicefin ka qenë shumë i dobishëm për të.
“Të shoh se si programet e Unicefit ndikojnë pozitivisht në shëndetin dhe zhvillimin e të rinjve dëshmon se sa e rëndësishme është për të gjithë ne t’i përkrahim ato. Mezi pres të ju tregoj më shumë për punën që kam parë, kë e kam takuar dhe pse jam kaq krenare që jam përfshirë në #SoccerAid për Unicefin këtë vit”, ka shkruar ajo si përshkrim të disa fotografive të publikuara.
A post shared by RITA ORA (@ritaora) on Apr 10, 2019 at 9:00am PDT
Këngëtarja shqiptare me famë botërore këtyre ditëve ka vizituar fëmijë, të rinj e familje të ndryshme në Kosovë ku ka mësuar për sfidat e tyre me varfërinë.