1 Nëntor, 2020 - 6:12 pm
Halloween është një festë me origjinë nga vendet latine, që mbahet në përkujtim të familjarëve që kanë ndërruar jetë. Edhe arbëreshët kanë ritualet e tyre të përkujtimit të të vdekurve.
Kulti i të vdekurve mes arbëreshëve, ëshë shumë i njohur dhe përkujtohet sipas ritualeve bizantine e shtuna e parë dhe njëmbëdhjetë ditë pas vdekjes. Në komunitetet arbëreshe, është zakon që t’i kushtohet një javë kujtimit të të vdekurve. Në të gjithë shtëpitë, gjatë kësaj jave, mbahen ndezur llampa vaji, me qëllim që kur të hyjnë, të vdekurit të shohin dritën. Në komunitetet shqiptare të Sila Greca, është traditë gjatë javës së të vdekurve apo gjatë vitit, mbajtja e Meshës së Shenjtë në të drejtë të shpirtit të të vdekurit.
Eshtë zakon përdorimi i grurit të zier për të kujtuar të vdekurin. Gruri, sipas liturgjistëve është simbol i trupit të njeriut, i destinuar të ringrihet në një jetë të re, pas shpërbërjes dhe pluhurit të varrimit. Prifti ftohet nga të afërmit e të vdekurit që të hyjë në shtëpitë e tyre për t’i bekuar. Për këtë ceremoni të gjithë të afërmit mblidhen përreth një tryeze, ku ndodhet një pjatë e madhe me grurë të zier tashmë, dy bukë të mëdha, një shishe verë, një gotë, një lugë dhe një thikë.
Dy fëmijë, në anët e tryezës, mbajnë në duar një qiri të ndezur. Mbi një mangall shpërndahet grurë, aroma e të cilit simbolizon veprat dhe virtutet e të vdekurit. Prifti, në lutjen e bekimit, i kërkon Zotit të bekojë farat e grurit me frute të ndryshme. Në fund, buka prihet në feta dhe mbi secilën prej tyre vendoset gruri i zier. U shpërndahet të gjithë të pranishmëve, duke filluar nga më të afërmit./ KultPlus.com