Rizgjimi i qytetit antik Olimpia në Mavrovë, nëpërmjet digjitalizimit

16 Gusht, 2024 - 6:00 pm

Qyteza antike e Olimpias, që ndodhet në afërsi të fshatit Mavrovë, rreth 40 km në lindje të qytetit të Vlorës, përfaqëson një nga qytetërimet antike të zonës së luginës së lumit Shushicë, krahas Amantias, Çerjes, Hadërajt, që banoheshin në Antikitet nga amantinët.

Mbështetur nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Qendra “Impakt” ka vijuar punën intensive në terren për rizgjimin e qytetit antik, Olimpia në Mavrovë, Vlorë, nëpërmjet digjitalizimit të resurseve arkeologjike.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ndau në rrjete sociale momente nga puna që po kryhet aty, teksa theksoi se, “e ardhmja e sitit arkeologjik është zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm”.

“Duke shfrytëzuar potencialin e zonës nëpërmjet nxitjes së turizmit kulturor nxisim ekonominë lokale,” tha Gonxhja./ KultPlus.com

Të ngjajshme