7 Dhjetor, 2018 - 1:21 pm
Artisti rebel Robert Aliaj i është bashkuar protestës së studentëve para Ministrisë së Arsimit.
I shoqëruar edhe nga vajza e tij, Aliaj i mëshon fort idesë që politika të mbahet larg.
“Po bëhem 60 vjeç me shpresën për tu bërë ky vend, dhe nuk u bë. Shpresoj që ju ta bëni dhe fëmijët tuaj ta shfrytëzojnë këtë. Është e rëndë kjo. Kërkoni të drejtat tuaja dhe qëndroni të pastër. Asnjë parti politike nuk duhet ta shfrytëzojë këtë moment, pasi janë gati si hiena t’ju shfrytëzojnë. Vazhdoni kështu se jeni në rrugë shumë të mirë”, u shpreh ai.