Roli i Dhimitër Shuteriqit në njohjen e figurës së Skënderbeut

22 Korrik, 2022 - 9:41 am

Dhimitër Shuteriqi është një nga prozatorët, poetët dhe studiuesit më produktiv të letërsisë shqipe. Vdiq nga jeta 19 vite më parë , më 22 korrik të vitit 2003, shkruan KultPlus.

Ai konsiderohet si një ndër themeluesit e Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë (tetor 1945), kryetar i saj në vitet 1954–1973. Pati një veprimtari tepër të gjerë e aktive si shkrimtar, profesor dhe studiues i letërsisë.

Fusha kryesore e punës së Shuteriqit si shkencëtar ka qenë historia e letërsisë, tradita e hershme e shkrimit të shqipes, folklori dhe studimet mbi disa figura historike.

Kërkimi në këto fusha është kurorëzuar me botimin e një korpusi veprash e studimesh që hedhin dritë jo vetëm në fillimet e shkrimit shqip (“Shkrimet shqipe”, 1965, 1976, dhe “Tekstet shqipe dhe shkrimi i shqipes në vitet 879–1800, 2005), por dhe në rrënjët e traditave letrare-kulturore, në procese e figura të shquara të letërsisë së humanizmit, të Mesjetës dhe të Rilindjes Shqiptare, duke vënë në qarkullim tekste të panjohura dhe ide të reja shkencore. Një rol të madh, vepra e Shuteriqit pati për njohjen e figurës së Skënderbeut, si dhe të autorëve të ndryshëm arbëreshë. / KultPlus.com

Të ngjajshme