8 Nëntor, 2018 - 3:05 pm
Nuk janë të paktë shqiptarët të cilët janë larguar të dëshpëruar nga vendi i tyre, por t’u integruar më pas në vendet e huaja duke u kthyer në një model suksesi.
I tillë është rasti i Sindi Selmanit, e cila ishte vetëm 7 vjeç kur iu desh të largohej nga Vlora, duke lënë lojërat e fëmijërisë.
“Ana e ekonomisë ka qenë shumë e dobët. Kështu prindërit e mi vendosën të emigronin në Londër së bashku me vëllanë tim Donaldin. Kemi emigruar në vitin 1991, unë isha 7 vjeçe dhe vëllai im i vogël ishte 3 vjeç. I kujtoj vitet e para në Londër me shumë tmerr, kisha një mall të paparë për atdheun tim. Më mungonte familja, më mungonte shoqëria, më mungonte ushqimi shqiptar, më mungonte ambienti”, rrëfen ajo.
Ndoshta nuk do ta kishte menduar kurrë se një ditë ajo do të punonte në kryeministri, në “10 Downing street”, ku do të përgatiste fjalimet e ministrave britanikë.
Selmani shërben sot si këshilltare ligjore në Home Office. Ajo po shërben si një ambasadore e vërtetë e Shqipërisë dhe thotë se një ditë dëshiron të kthehet në Vlorë, për t’i shërbyer vendit të saj të zemrës. /Shekulli/