26 Mars, 2019 - 10:00 pm
Numri i vizitorëve të huaj në Shqipëri ka regjistruar një rritje të lehtë për muajin shkurt.
Referuar të dhënave zyrtare të Institut të Statistikave, numri i turistëve kaloi pragun e 201 mijë personave gjatë muajit të kaluar, duke u rritur me 5.8% krahasuar me po të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Shqipëria po bëhet një destinacion i preferuar për britanikët, pasi të dhënat e INSTAT e vendosin Anglinë në krye të listës si vendi që ka regjistruar hyrjet më të larta. Kështu, numri i turistëve anglezë është rritur me 27.9% krahasuar me muajin shkurt të vitit 2018, raportojnë mediat shqiptare.
Të njëjtin trend rritës kanë ndjekur edhe turistët nga Maqedonia, ku ndryshimi vjetor përllogaritet në 17% më shumë hyrje në vend së në krahasim me shkurtin e vitit 2018, përcjell albinfo.ch.
Po ashtu, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania dhe Greqia janë disa ndër vendet e tjera që kanë pasur një rritje të lehtë muajin e kaluar sa u takon hyrjeve në Shqipëria.
Ndërsa, uljen më të madhe të hyrjeve në vend e kanë pasur shqiptarët e Kosovës.
Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë muajit shkurt numri i vizitave nga Kosova përllogaritet në 58 498, duke u ulur me 12.5% në krahasim me shkurtin e vitit 2018.