29 Maj, 2019 - 12:02 pm
Zyra e Presidentit të Kosovës, ka nënshkruar kontratën në vlerë prej 19 mijë e 788 euro për ndërtimin e bustit të Sekretares Medeleine Albright.
Busti i Sekretares Albright, parashihet të vendoset në lokacionin e aprovuar nga Komuna e Prishtinës, tek monumenti “New Born”, sheshi i cili mban edhe emrin e Albright.
Kompania që ka fituar nënshkruar kontratën për ndërtimin e bustit është N.SH. “Artiko” me bazë në Prishtinë.
Nënshkrimi i kontratës mban datën 27 maj 2019, kurse numri i tenderëve të pranuar ka qenë një. /GazetaExpress/ KultPlus.com