16 Prill, 2019 - 10:25 pm
Në shënimin e 20 vjetorit të dëbimit të dhunshëm të mbi 400 mijë qytetarëve shqiptar, autoritetet e Kosovës në bashkëpunim me ITKSH-në, kanë vendosur në Bllacë të Hanit të Elezit, trenin që në vitin 1999 transportonte shqiptarët e Kosovës për në Maqedoni.
Sali Shoshi, drejtor i degës në Kosovë të “CHwB”-së në një postim në Facebook ka thesksuar se Muzeu i Deprtimit e ka vendin te Stacioni i Trenit në Prishtinë, pasi që aty ka nisur udha e tmerrit.
“Muzeu i Deportimit e ka vendin të Stacioni i Trenit në Prishtinë. Prej aty janë nisur vagonët me të deportuar; aty është vendi ku niste udha e tmerrit; nga aty u nis Fehmi Agani i cili u ekzekutua në rrugë e sipër. Sot ka ende përplot dokumente, fotografi, dhe të gjallë që rrëfejnë tmerrin. Një intervenim modest në Stacionin e Trenit dhe një kurator me përvojë do të jetë e mjaftushem për ta bërë një Muze domethënës”, ka shkruar në postimin e tij Sali Shoshi./ KultPlus.com