Samanta Bullock, linjë veshjeje për femrat me nevoja të veçanta

8 Prill, 2019 - 4:30 pm

Samanta Bullock, e lindur në vitin 1978, një modele anglo-braziliane me nevoja të veçanta që nga mosha 14 vjeç, kur babai i saj e gjuajti pa dashje me armë, e detyroi atë të jetë në karrocë dhe të krijojë një linjë veshje të përshtatshme për nevojat e grave që kanë të njëjtat probleme.

Samanta ka qenë në gjendje të rindërtojë karrierën e saj duke u bërë e njohur në botën e tenisit në Brazil (medalje argjendi në 2007 në Pan An Games) dhe tani duke u angazhuar në modë. Tani Samanta lanson markën e re që do të jetë në shitje në internet në faqen e saj të internetit qysh prej 15 qershorit.

Veshje praktike, të përshtatshme, por mbi të gjitha gjithëpërfshirëse. Ky është prioriteti i modeles, e cila duke përjetuar problemin personalisht, donte t’ia kushtonte vëmendjen e saj lehtësirave të modës për ata që si ajo janë të detyruar të rrinë ulur për shumë orë.

Nëse ka modele me nevoja të veçanta në pasarela – njoftoi Samanta një vit më parë – është gjithashtu e rëndësishme për stilistët që të mendojnë për jetën e njerëzve me vështirësi në lëvizje.

“Një grua për të qenë e sigurt për veten, duhet të jetë në gjendje të ndjehet rehat dhe e bukur në veshjet dhe jetën e saj të përditshme, pavarësisht nga përdorimi i një karroce”, thotë ajo.

Çdo veshje e markës së saj u krijua në fakt për të qenë “të rehatshme, të dobishme dhe joshëse” edhe për njerëzit të detyruar të ulen për një kohë të gjatë, gjatë ditës. Disa stilistë të rinj e kanë mbështetur Samantën në projektin e saj: Rua Luja, London Organic, Bekoffee, Caroline, Gunda Hafner, Peter Twiss, Contessina London dhe Amaelia. Një pjesë e të ardhurave të shitjeve do t’i dhurohen Motivation, një organizatë bamirëse që ofron karrige me rrota për njerëzit në nevojë në mbarë botën./k.s/ KultPlus.com

Të ngjajshme