27 Dhjetor, 2018 - 9:25 am
Partia e Veprimit Demokratik e Sanxhakut ka paralajmëruar mbajtjen e një shëtie protestues në Novi Pazar sot.
Me këtë protestë do të shënohet pushtimi njëshekullor i Sanxhakut nga ish-Mbretëria serbe, kroate e sllovene, me krijimin e të cilës Sanxhaku praktikisht ishte pushtuar, transmeton Koha.net.
Në kumtesën e kësaj partie, lider i të cilës është Sulejman Uglanin, theksohet se “interesat historike të rajonit të Sanxhakut, si entitet i posaçëm politik, janë shprehur përmes Rezolutës së Sjenicës të gushtit 1917 kur në tërësi është injoruar formimi i asaj mbretërie, ndërsa përfshirja e Sanxhakut në atë territor është bër kundër vullnetit dhe interesit të qytetarëve, të cilëve iu mohua e drejta e vetë atyre ose e përfaqësuesve legjitimë për ta mbrojtur Sanxhakun, veten dhe interesat e veta”.
Ftesa është bërë që qytetarët e këtij rajoni të protrestojnë qetë, në mënyrë demokratike dhe civilizuese.