20 Qershor, 2019 - 7:43 pm
Më 22 qershor në Prizren, konkretisht në Hamamin “Gazi Mehmet Pasha” në ora 19:00, do të hapet për të 17-ën herë me radhë, Festivali Ndërkombëtar “Sanatla Uyanmak/Zgjimi me Art”.
Temat e kësaj edicioni janë “Krojet e Prizrenit” si një element i rëndësishëm e trashëgimisë kulturore në Prizren. Nga e kaluara e bujshme historike, qyteti i Prizrenit ka trashëguar një numër të madh objektesh kulturo –historike, ndër ta janë edhe krojet historiket të Prizrenit.
Përmes krojeve, organizatorët kanë planifikuar ta përkujtojnë rëndësinë e këtyre elementeve të mozaikut të trashëgimisë kulturore në Prizren, të cilët janë bërë pjesë e shumë tregimeve dhe legjendave në këtë qytet.
Hapja solemne e festivalit do të realizohet këtë të shtunë (22 qershor) në ora 19:00 në hapësirat e hamamit historik të Prizrenit.
Artistët vendas dhe të huaj nga Mali i Zi do të takohen me dashamirët artit në aktivitetet që do të mbahen në Prizren, Prishtinë dhe Mamushë, si dhe në Akova të Malit të Zi.
Në një prononcim për Gazeta e Re, koordinatori i projektit, Onat Baymak tha se ky festival do të sjell artin origjinal të projektuar dhe krijuar nga artistët të talentuar që do të përfshihen shfaqje artistike, filma dokumentar dhe të shkurtër, lexime skenike, punëtori, ekspozita, performansë, promovim librash, diskutime, prezantime, dhe forma të tjera të artit të bëra nga artistët në Kosovë dhe në rajon. /Gazetaere.com/
Programin e plotë të Festivalit Ndërkombëtar “Zgjimi me Art” mund të gjeni në: https://bit.ly/2IuQBy8