6 Nëntor, 2018 - 1:56 pm
Me rastin e 110 vjetorit të Kongresit të Manastirit, Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” bashkë me atë të Shqipërisë e fondacionin arsimor kulturor e humanitar, promovuan botimin e revistës Diturija (1909-1929) dhe organizuan konferencë shkencore për Mithat Frashërin (Lumo Skendo) dhe themelimin e atëhershëm të kësaj reviste.
Në hollin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës janë ekspozuar ilustrime e tipografi të Abetares Shqipe (1906-2018).