Shkenca: Gratë që pijnë janë më inteligjente!

1 Nëntor, 2018 - 10:40 pm

Gratë që pijnë, që nuk i thonë jo një gote verë apo një gote birrë, të konsumuar në shoqëri, janë edhe më inteligjentet.

E thonë studime të ndryshme shkencore që kanë vendosur të studiojnë lidhjen mes inteligjencës dhe zakonit të të pirit.
Sigurisht, nuk bëhet fjalë për vesin që shkakton varësi.

Një grup ekspertësh finlandezë ka habitur botën me rezultatet e një studimi shkencor. Sipas tyre, personat që pijnë më shumë janë edhe më inteligjentë. Vërtetë i pabesueshëm si pohim, duke qenë se studime të tjera kanë theksuar se alkooli
me tepri mund të dëmtojë trurin dhe kujtesën tonë.

Por të përpiqemi të kuptojmë se si ekspertët mbërritën në këto konkluzione. Studimi u krye në një kampion prej 3000 vëllezërish binjakë: kush kish nisur të pinte më herët dhe kush kishte pirë më shumë në adoleshencë arrinte të kuptonte më mirë, kishte aftësi më të mira në shkrim dhe në artin e oratorisë, duke pasur edhe aftësi më të mira sociale.

Po kështu, ata që pinin më shumë, ishin më të shoqërueshëm.

Një tjetër grup shkencëtarësh anglezë ka arritur ndërkohë në konkluzionin, se gratë që pijnë më shumë janë edhe më inteligjente. Sigurisht, nuk bëhet fjalë të pish nga mëngjesi në darkë.

Shumë studime kanë theksuar se sa i rëndësishëm është të pirit me karar: disa gota në ditë (verë) është doza që këshillohet zakonisht nga ekspertët e mjekësisë, sepse mund t’i bëjë shumë mirë edhe shëndetit.

Gjithçka me tepri bën keq… duhet gjithmonë moderim.
Sepse kalimi i sasisë së këshilluar të alkoolit dëmton shumë shëndetin.

Pra, hapini rrugë një gote verë, ndajeni me njerëzit që doni më shumë, sepse kështu ndihmoni edhe trurin tuaj për ta mbajtur në formë.

Kështu do jeni më inteligjente, si dhe më të lumtura për mbrëmjen e bukur të kaluar me miqtë./KultPlus.com

Të ngjajshme