Shkopeti dhe Ulza, “përralla” turistike fare pranë Tiranës

24 Nëntor, 2018 - 6:31 pm

Të kujdesesh për natyrën dhe mjedisin dhe ta promovosh atë si asset turistik nëpërmjet aparatit fotografik është një obligim qytetar për këtë vend.

Shkopeti dhe Ulza, të bashkuara nga liqeni i tyre i përbashkët, jo larg Tiranës, në krahun e djathtë të hyrjes së Rrugës së Kombit, në hyrje të rrugës për në Burrel, një vend piktoresk ku gërshetohet natyra, mjedisi ujor me plazhe të vegjël lumor që shfrytëzohen gjatë verës, por, tani në periudhën dimërore të ofron një mjedis të këndshëm çlodhjeje dhe të ofron një gastronomi tepër autoktone. Ky vend i bukur ka 5 vjet që është shpallur Park Natyrorë dhe vizitorët në drejtim të tij vazhdojnë të rriten.

Kreu i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, në prill të këtij viti, në pjesëmarrjen e tij në ceremoninë e festimit të 5 vjetorit të shpalljes Park Natyrorë, u shpreh se “politika e qeverisë shqiptare është shndërrimi i Shqipërisë në një destinacion europian turistik”.

Dhe kjo, sipas tij, do të arrihet edhe duke zhvilluar të gjitha resurset për të ofruar alternativa turistike jo vetëm për vizitorët vendas por edhe të huaj. Shqipëria ka një magnet turistik dhe ne këtë detyrë kemi, që ne sot ta shndërrojmë Shqipëri në një destinacion turistik europian”.

Tashmë, Ulza Eco Park që mban në ekuilibër, mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e turizmit është kthyer në një model që duhet zhvilluar gjerësisht si turizmi i së ardhmes.

Eco Ulza Park është i pari model mbrojtje dhe zhvillimi, që e kthen këtë zonë nga një Park i thjeshtë Natyror në Eco Park në destinacion të ri turistik. Kjo zonë tashmë po frekuentohet edhe në stinët e tjera të vitit veç asaj të verës. Falë këtij projekti, përveç turizmit kulturor në këtë zonë po zhvillohen ecje në natyrë, sporte ujore, vozitje, kajake, intenerare biçikletash dhe në veçanti kulinaria dhe historia e zonës.

Shkopeti dhe Ulza janë shumë afër për një piknik në fundjavë, me vlera natyrore dhe historike, por dhe ekonomike për aksesin e tyre infrastrukturorë./a.g/KultPlus.com

Të ngjajshme