Shkumbin Munishi është drejtori i ri i Seminarit Albanologjik

14 Shkurt, 2019 - 5:50 pm


Këshilli i Fakultetit të Filologjisë sot ka zgjedhur drejtorin e ri të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Shkumbin Munishi do ta mbajë tash e tutje këtë pozitë, shkruan KultPlus.

Këtë e ka bërë të ditur profesori Rrahman Paçarizi i cili ka qenë në krye të këtij seminari për dy mandate. Ai përmes një postimi ka theksuar se për të ka qenë nder dhe privilegj të jetë në krye të një institucioni siç është Seminari, ku kanë defiluar figurat më eminent të albanologjisë dhe të filologjisë.

“Ka qenë nder i madh me qenë në krye të një institucioni, të cilin e kanë udhëheqë në mënyra të ndryshme, figura si tashmë të ndjerët Idriz Ajeti e Besim Bokshi, që e kanë udhëheqë e i kanë kontribu mendje të ndritura si Rexhep Ismajli, Sabri Hamiti, Zejnullah Rrahmani, Rexhep Qosja, Eqrem Çabej e deri te studiuesit më të rinj në moshë”, ka shkruar ndër të tjera Paçarizi.

Me këtë rast, ai ka falenderuar të gjithë bashkëpunëtorët dhe të gjithë ata që morrën pjesë përgjatë katër viteve në Seminar dhe që kontribuan që ai të jetë kështu si është sot, një ndërlidhje e albanologjisë me shkencën globale filologjike. / KultPlus.com

Të ngjajshme