4 Mars, 2019 - 12:00 pm
Në mbledhjen e Kuvendit Komunal, me 18 vota pro dhe 14 kundër ka kaluar propozim-vendimi për shfuqizimin e vendimit nëpërmjet të cilit shpronësohen parcelat rreth kullës së Sulejman Vokshit
Të dielën, para Kullës së Vokshit është mbajtur një aksion nga Lëvizja Vetëvendosje. “Udhëtim në kohë” ka qenë togfjalëshi i panove të aktivistëve.
Lirika Komoni nga kjo parti, pranë Kullës së Vokshit të dielën ka thënë për KTV-në se përmes panos me titull “Udhëtim në kohë” po paraqesin logjikën që po përdoret për ndërtimin e banesave përreth kësaj Kulle. / KultPlus.com