12 Qershor, 2018 - 5:00 pm
Thirrjes për projekt-propozime nga programi “Kultura për ndryshim” për vitin 2018, i janë përgjigjur 200 organizata, institucione, grupe jo-formale e artistë individual.
Ekipi vlerësues, i përbërë nga Krenar Gashi, Garentina Kraja, Anamari Repić, Sven Skoric (Goethe Institute) dhe Jeton Neziraj (Qendra Multimedia) kanë hartuar listën përfundimtare të projekteve fituese. Kjo listë e projekteve është miratuar zyrtarisht nga Zyra e BE-së në Kosovë.
Juria vlerësimet i ka bazuar në kriteret e përcaktuara në pakon e “Thirrjes për aplikim” të projektit “Kultura për ndryshim”.
Për shkak të numrit të madh të aplikacioneve të pranuara dhe shumës së limituar pë grante (230,000 EUR), të gjitha organizatat dhe individët që janë shpërblyer me grante, kanë marrë shuma ma të vogla se sa që kanë kërkuar në aplikacionin e tyre.
Në tërësi, në këtë cikël të grant-dhënjes janë shpërblyer 42 orgnaizata, institucione, gurpe jo-formale e artistë individual, prej tyre 4 i takojnë Lotit 1, 19 i takojnë Lotit 2 dhe 19 Lotit 3.
Ekipi i projektit ka informuar secilin aplikant individualisht mbi rezultatet e vlerësimit dhe kushtet e grantit.