18 Nëntor, 2024 - 6:00 pm
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka njoftuar se Kanë përfunduar punimet e fazës së parë në kullën e Tal Belit, në Krelan të Gjakovës, shkruan KultPlus.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministri Çeku përmes një shkrimi në facebook.
“Shpëton nga rrënimi kulla e Tal Belit, në Krelan të Gjakovës. Kanë përfunduar punimet e fazës së parë në këtë aset që është shembull i kullave të fund shek. XVIII-të.
Për trashëgiminë tonë kulturore.”, thuhet në shkrimin e ministrit Çeku në facebook./ KultPlus.com