Shqipëri-Kosovë, bashkëpunim edhe në turizëm

2 Nëntor, 2018 - 6:30 pm

Përfaqësues të Bashkisë së Beratit morën pjesë në datat 1 dhe 2 nëntor në Konferencën Ndërkombëtare për turizmin, zhvilluar në Prizren të Kosovës.

Në këtë konferencë, Nënkryetarja e Bashkisë, Afize Skëndo, prezantoi temën “Turizmi në Berat, sfidat dhe perspektivat”, ku paraqiti vlerat e qytetit dhe zhvillimet që po ndodhin aktualisht me turizmin në Berat.

Gjatë vizitës në Prizren, Afize Skëndo zhvilloi takime edhe me Drejtorin e Arsimit të Prizrenit dhe me drejtues të shkollave, ku u diskutuan mundësi bashkëpunimi ndërmjet shkollave të Beratit dhe Prizrenit. Pjesë e programit ishte edhe organizimi i panairit të veshjeve, artizanateve dhe ushqimeve tradicionale të Prizrenit.

Të pranishëm ishin Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, Zëvendësministri i Turizmit në Kosovë, Ferit Arifi, bashkitë Bingen, Gjermani, Komunat e Ulqinit, Tetovës dhe përfaqësues të autoriteteve rajonale të Prizrenit./ A.T.SH/ KultPlus.com

Të ngjajshme