23 Janar, 2019 - 7:00 pm
Numri i shtetasve shqiptarë dhe të huaj që kanë hyrë në Shqipëri në muajin dhjetor 2018 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017, rezulton me rritje 12,3 %.
Instituti i Statistikave ka bërë të ditur këtë të mërkurë se hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin dhjetor 2018, janë 833.200.
Paralelisht, INSTAT thotë se në dhjetor 2018, hyrjet e shtetasve të huaj në vend janë 280.699 krahasuar me dhjetorin e 2017-ës, ky numër është rritur me 9,0 %.
Instituti i Statistikave raportoi se hyrjet e shtetasve të huaj në vendin tonë në vitin 2018, janë 5.926.803 duke u rritur me 15,8 %, në krahasim me vitin 2017./ ata